Në këtë faqe paraqiten ligjërata në gjuhën shqipe të sintetizuara përmes 3 metodave të ndryshme. Ligjëratat e modelit Tacotron janë rezultat i punimit të diplomes me temë "Sintetizimi i ligjëratës në gjuhën shqipe përmes rrjetave nervore artificiale".
© Stefan Prifti <stefanprifti.al@gmail.com>
Në këtë demostrim paraqiten 9 ligjërata audio të gjeneruara nga 3 sisteme të ndryshme. Sistemet e përdorura për gjenerimin e ligjëratës në gjuhën shqipe janë:
zeri.app | eSpeak | Modeli Tacotron | |
---|---|---|---|
Metoda e sitetizimit të ligjëratës: | Sintetizimi me bashkim | Sintetizimi formant. | Sintetizimi me rrjeta nervore artificiale. |
Ti Shqipëri më jep nder, më jep emrin shqipëtar. | |||
Gjergji ishte biri i princit të Krujës, Gjon Kastriotit dhe i Vojsavës, bijë e familjes feudale të Pollogut. | |||
Besëlidhja e Lezhës përgjithësisht pranohet si pikënisje e krijimit të shtetit të përqendruar shqiptar nga Skënderbeu. | |||
Unë të pagëzoj në emër të Atit, të Birit, e të Shpirtit të Shenjtë! | |||
Xhubleta është një veshje tradicionale shqiptare që ka origjinë nga kultura e lashtë mesdhetare e periudhës së neolitit. | |||
Orakulli i Dodonës, i përfaqësuar nga një lis i lashtë, ka ekzistuar që në mijëvjeçarin e dytë përpara erës sonë. | |||
Algoritmat e nxënies së thelluar janë ideuar që në vitet gjashtëdhjetë... | |||
...por gjetën përdorim vetëm kohët e fundit për arsye të rritjes së fuqisë kompjuterike dhe të dhënave. | |||
Takotron është një model që sintetizon ligjëratë edhe në gjuhën shqipe. |
Në vijim paraqiten 10 ligjërata në gjuhën shqipe të sintetizuara nga modeli Tacotron. Këto rregjistrime u përdorën në pyetësorin "Pyetësor mbi metodat e sintetizimit të ligjëratës në gjuhën shqipe" për të përcaktuar shkallën MOS (Mean Opinion Score) të ligjërimeve të sintetizuara. Sipas rezultateve të datës 10 tetor, 2020 modeli Tacotron u vlerësua me 3.952 nga 5 maksimalja.
Në Korçë është çelur sezoni turistik me paradën e karnavaleve.
Qindra qytetarë populluan pedonalen e qytetit për të parë nga afër karnavalet.
Kllounët dhe kërcimtarët me performancën e tyre sollën një atmosferë ndryshe për korçarët.
Gjithashtu, në këtë festival nuk kanë munguar muzika klasike, kërcimet, ballot me maska apo dhe këngët tradicionale e romantike të serenatës korçare.
Karnavalet më të famshme në Shqipëri janë ato të Shkodrës.
Organizimet e karnavaleve në qytetin e Shkodrës kanë nisur 160 vjet më parë.
Edhe për këtë vit festimet nisën me 4 shkurt.
Por për shkaqe politike mbas vitit 1943, kjo festë filloi dhe u zbeh.
Dhjetë vitet e fundit, kjo traditë është bërë aktive me festat emocionuese të organizuara vit pas viti.
Ndërkohë që tashmë kjo festë ka marrë shumë vëmendje jo vetëm nga qytetarët e Shkodrës, por dhe më gjerë.